“Urime Shqipëri!”/ Marta Kos përgëzon Ramën për hapjen e të gjithë kapitujve, kryeministri i jep dhuratën e veçantë
Marta Kos: Jemi fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar udhëtimin tonë. Kur u takuam për herë të parë më ke dhuruar këtë Coca–Cola që ishte në një kuti më mbishkrimin: “Një herë e një kohë ishte dhurata më e çmuar edhe kur ta jepnin bosh” dhe kjo ka është edhe më e çmuar sepse ka skicimet tuaja.
Për ta kremtuar këtë moment kemi kthyer dhuratën me një dhuratë feste, të gjithë ata prej nesh që janë rritur pas perdes se hekurt dhe mu kujtua një libër që lexova nga Lea Ypi “Free” dhe fliste në një fragment për dy familje shqiptare që ziheshin për një Coca-Cola dhe sjell në jetë 40 vitet e fundit e vështira që kaloi Shqipëria për të sjellë demokracinë dhe për të ndërtuar institucionet demokratike. Dhe kjo tregon se sa shumë keni arritur, le te sigurohemi që liria të qëndrojë me qytetarët tuaj tuaj, një Shqipëri e lire në një Europë të lirë, kjo është puna që presim të përfundojmë i dashur kryeministër. Ndaj le të kremtojmë hapjen e të gjithë kapitujve, tani mund të hamë edhe tortë për këtë arritje madhështore. Urime Shqipëri!
Rama: Kur vjen fjala për kapituj për piketa dhe të gjitha këto gjëra mund të na habisni, por kur vjen fjala për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot, kështu që më lini të shtoj diçka që mungon aty. Dhe kjo nuk është e orkestruar. Kjo është verë autoktone Shqiptare me etiketën e skicuar prej meje.

