RajoniTop Lajme

Votoi Osmani: Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi votoi para mediave tha se balotazhi është ditë po aq e rëndësishme sa rundi i parë i zgjedhjeve.

Ajo tha se qytetarët tanë sot vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat.

“Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak që gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike. Jam besimplotë se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha ajo.

Postimi i plotë:

Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona.
Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!