MaqedoniTop Lajme

Zgjedhja e Prof. Dr. Nevzat Bejtulit anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut – dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, artit dhe vlerave kombëtare

Shpërndaje

Universiteti i Tetovës i shpreh urimet më të sinqerta Prof. Dr. Nevzat Bejtulit për zgjedhjen e tij si anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Për institucionin tonë, kjo arritje është vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe arsimit universitar.

Profesori ynë ka dhënë kontribut thelbësor në zhvillimin e arteve pamore dhe në edukimin e gjeneratave të tëra, duke promovuar kulturën dhe identitetin kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kjo arritje është një nder për të gjithë komunitetin akademik të Universitetit të Tetovës, duke u shndërruar në një burim krenarie dhe frymëzimi për studentët dhe pedagogët tanë.

Universiteti i Tetovës i dëshiron suksese të reja në karrierën e tij shkencore, artistike dhe akademike, me besimin se ai do të vazhdojë të jep kontribut të çmuar në avancimin e shkencës dhe artit në vendin tonë.