RajoniTop Lajme

AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit

Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur listën e deputetëve me të cilët garon për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

“Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik.Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.”, thuhet në njoftimi e AAK-së.

Listës i prin Ramush Haradinaj pasuar nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj, Agim Ceku, dhe 100 kandiatë të tjerë.

Postimi nga Ramush Haradinaj:

Të dashur qytetarë, të nderuara struktura të Aleancës në të gjitha nivelet e udhëheqjes,
Kam nderin t’ju konfirmoj kandidaturat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik.
Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti.
Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës.
Aleanca, krah teje!
#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje