Acari polar përfshin SHBA-të, stuhi dëbore dhe dimër i egër në veri të vendit! (Video)
Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e borës, me parashikimet që tregojnë se fenomene intensive do të mbizotërojnë gjatë gjithë javës në të cilën ndodhemi.
Pamjet u bënë shumë shpejt virale, me intensitetin e dëborës dhe vështirësitë në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve në rrugë.
Qytete të tilla si Çikago, Minneapolis, Nju Jorku, Klivlend dhe Ohajo kanë përjetuar reshje të dendura dëbore.
Autoritetet dhe mediat informuan se ky mot ekstrem polar ka shkaktuar edhe probleme për trafikun e automjeteve në autostrada.

