MaqedoniTop Lajme

Ahmeti në Tiranë së bashku me kryeministrin Rama në shënimin e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë i shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe shumë personalitete të tjera ka qëndruar në Tiranë në nderë të shënimit të dhjetë vjetorit të “Fundjavë Ndryshe” e drejtuar nga Arbër Hajdari.

“Mbrëmë pata kënaqësinë që, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe shumë miq humanë e të vullnetit të mirë, të marr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të “Fundjavë Ndryshe”, të mikut tonë, Arbër Hajdari. Arbërin e përgëzoj nga zemra për punën e tij të jashtëzakonshme dhe e uroj të vazhdojë me këtë mision fisnik të humanizmit dhe solidaritetit”, ka shkruar Ahmeti.