Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Aksident i rëndë Zhelinë – Tetovë, përplasen dy kamionë, policia me detaje! (VIDEO)

Shpërndaje

Sot (21.12.2025) në ora 10:05 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, rreth 500 metra pas shkyçjes për në Zhelinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti transportues “Iveco” me targa të Shkupit, pronë e “Rrugët e Maqedonisë”, i drejtuar nga J.S. (54) nga fshati Rogle e Tetovës, dhe një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga N.S. (51) nga Shkupi.

Në aksident lëndime trupore ka pësuar shoferi J.S., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.