Ali Ahmeti kujton Mujë Krasniqin – Kapuçin në përvjetorin e rënies së tij heroike
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me rastin e përvjetorit të rënies së komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, ka kujtuar me respekt dhe nderim figurën e njërit prej luftëtarëve më të shquar të lirisë, duke vlerësuar sakrificën e tij dhe të gjithë dëshmorëve që vunë themelet e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, njofton albazone media.
Postimi nga Ahmeti:
Sot, në përvjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, kujtojmë me nderim e krenari njërin nga bijtë më të devotshëm të lirisë. Muja ishte simbol i guximit, përkushtimit dhe sakrificës sublime për atdheun dhe dinjitetin kombëtar.
Rënia e tij heroike, 27 vjet më parë, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, nuk ishte fund, por themel i lirisë sonë. Emri dhe vepra e Mujë Krasniqit do të jetojnë përjetësisht në kujtesën kombëtare, si udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!








