Aplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
Ditën e dytë radhazi kamerat e MPB-së për projektin “Qytet i Sigurt” po trazojnë opinionin në Maqedoninë e Veriut, shekuan portali Faktor.
Një numër i madh shoferësh që dje e përjetuan sistemin nga afër panë saktësisht se si do të funksionojë projekti i cili synon të sjellë rregull dhe qetësi në kaosin rrugor në vend.
Me këtë projekt, qytetarët pritet të disiplinohen dhe të ngasin sipas rregullave të trafikut, në mënyrë që të mos paguajnë gjoba apo të përballen me pasoja më të mëdha, siç është marrja e patentës së shoferit.
Përveç në kryqëzimet e mëdha, askush nuk e di saktësisht dhe nuk mund të parashikojë ku ka kamera. Pikërisht për këtë arsye, në aplikacionet e dedikuara për trafikun, një pjesë e madhe e kamerave të këtij projekti tashmë janë të shënuara, kështu që shoferët duke përdorur aplikacionin mund të shohin me saktësi se ku ndodhen kamerat.
Një nga këto aplikacione është Waze, në të cilin gjenden pothuajse të gjitha kamerat e vendosura. Aplikacioni ofron paralajmërime për trafik të dendur, punime në rrugë, kamera apo polici në segmentin ku po udhëtoni.

