RajoniTop Lajme

Arben Fetai: Nga fjalët te veprat në luftën kundër korrupsionit

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi se sot Shkupi u shndërrua në një pikë takimi për vendet e rajonit, ku u bashkuan ministra, ekspertë, gazetarë dhe partnerë ndërkombëtarë me një qëllim të përbashkët: ndërtimin e një të ardhmeje më të ndershme dhe më transparente.

Në kuadër të forumit rajonal, u diskutua për shndërrimin e politikave në rezultate të matshme, rolin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në luftën kundër korrupsionit, si dhe forcimin e institucioneve që u shërbejnë me ndershmëri qytetarëve, duke u kurorëzuar me miratimin e Deklaratës së Shkupit si një zotim konkret dhe i matshëm për veprim.

Postimi nga FETAI:

Sot, Shkupi po bëhet pika ku rajoni bashkon forcat për një të ardhme më të ndershme dhe më transparente.
Me ministra, ekspertë, gazetarë dhe partnerë ndërkombëtarë diskutuam se si politikat kthehen në rezultate të matshme, si teknologjia dhe inteligjenca artificiale bëhen aleate në luftën kundër korrupsionit dhe si ndërtohen institucione që u shërbejnë sinqerisht qytetarëve.
Në mbyllje të forumit rajonal e miratuam Deklaratën e Shkupit, jo si dokument ceremonial, por si zotim publik që matet me standarde, me transparencë dhe me punë konkrete.
Kjo nismë nuk është një ditë e vetme është fillimi i një procesi vjetor, deri sa të kemi institucione që e meritojnë besimin e njerëzve.
Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për më shumë teori. Sot, nga Shkupi, po ofrojmë zgjidhje.