ASH e Selës mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit
Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, në zgjedhjet e 11 Janarit.
Duke besuar në personalitetin, përgaditjen dhe aftësitë e dëshmuara deri më tani, si një personalitet i formuar, njeri besnik dhe punëtor, menaxhues i suksesshëm në përgjegjësitë që ka bartur deri më tani, jemi të bindur se me të njëjtin përkushtin dhe sukses do të menaxhojë edhe këtë detyrë të re.
Ftojmë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët, që në mënyrë masovike të mobilizohen dhe të mbështesin njeriun i cili me punë dhe ndershmëri e ka dëshmuar tanimë se është zgjedhja më e mirë për të menaxhuar Komunën e Vrapçishtit.
– Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar

