Bejta: Pastrimi i qytetit, mbushja e gropave dhe investimet e reja infrastrukturore janë prioritetet e mia si kryetar i Komunës së Gostivarit
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, gjatë një debati televiziv, ka prezantuar prioritetet e tij për ditët e para të drejtimit të komunës, duke theksuar se “pastrimi i qytetit, mbushja e gropave dhe investimet e reja infrastrukturore janë prioritetet e mia si kryetar i Komunës së Gostivarit”, njofton albazone media.
Postimi i plotë:
Pastrimi i qytetit, mbushja e gropave dhe investimet e reja infrastrukturore janë prioritetet e mia si kryetar i Komunës së Gostivarit
Gostivarit më shumë së kurrë i duhet punë dhe jo vetëm premtime. Ndaj mandati im si kryetar do të nis me me mbushjen e gropave, me rregullimin e asfaltit sipas standardeve të duhura.
Hapjen e bulevardit me dy korsi e poashtu do të ndërtohet dhe një urë e re me dy korsi mbi lumin Vardar.
Do të bëhet pastrimi gjeneral i qytetit, pasi aktualisht higjiena është në një nivel katastrofal.
Do të hapet rruga nga fshati Forinë deri në Gostivar, që të lirohet komunikacioni në fshatin Çajle.
Secili projekt do të përpilohet sipas interesave dhe nevojave të qytetarëve, prandaj nga 11 janari na pret shumë punë për një Gostivar që do të jëtë qytet shembullor dhe për komunat e tjera!

