Bejta: Valbon Limani punon për Arben Taravarin, ndërsa unë punoj për qytetarët
Në një debat televiziv kandidati i VLEN-it për Gostivarin, Nevzat Bejta deklaroi se sonte nuk jam këtu për të mbrojtur interesa personale apo për të shërbyer si zëdhënës i askujt. Unë nuk punoj për Arben Taravarin dhe as për marionetat e tij politike. Valbon Limani punon për Taravarin, ndërsa unë punoj për qytetarët e Gostivarit.
Postimi nga fb:
Valbon Limani punon për Arben Taravarin, ndërsa unë punoj për qytetarët
Marioneta e Arben Taravarit, Valbon Limani, lehtë e ka të flas pa fakte dhe të shpif ndaj punës sime tetë vjeçare sa isha në krye të Komunës së Gostivarit.
Në kohën time, revizioni nuk ka gjetur as edhe një keqpërdorim financiar në Komunë, teksa Taravari-Limani po fshehin krim ekomonik dhe financiar, të cilat i kam të faktuara të gjitha.
100 mijë euro i ka ndarë Komuna e Gostivarit për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri, teksa në qytet nuk ka asnjë zbukurim festiv, ndërsa kompania e cila ka fituar tenderin ato para publike do t’i merr pa e kryer punën.
Janë mësuar që të bëjmë krime dhe të fshehin të njejtat, por jo më, sepse po afron dita e përgjegjësisë për secilin.
Limani punon për Taravarin, ndërsa unë punoj për qytetarët!

