Betohet Faton Peci, merr zyrtarisht drejtimin e Mitrovicës së Jugut
Faton Peci nga sot është kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut.
Ai në një ceremoni të organizuar sot është betuar si kryetar i ri i kësaj komune.
Postimi i plotë:
Sot, me ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe përulësie, mora zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, duke dhënë betimin e përkushtimit, nderit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Ky besim është amanet i brezave, i atyre që luftuan, duruan e ëndërruan për Mitrovicën.
Do të jem kryetar i çdo qytetari, i çdo familjeje, i çdo të riu, i çdo të moshuari e çdo fëmije.
Faleminderit Mitrovicë, shtëpia ime ❤️

