MaqedoniSportTop Lajme

Destani: Urime Shkëndijë. Urime të gjithëve

Shpërndaje

Shkëndija ka mbyllur një vit historik, më të suksesshmin në historinë e klubit tonë në skenën ndërkombëtare. Pas katër vitesh, titulli kampion u rikthye aty ku e ka vendin, në Tetovë, duke i dhënë skuadrës bazën e fortë për një verë të paharrueshme evropiane.

Më pas, ekipi solli një verë fantastike evropiane, duke realizuar ëndërrën shumëvjeçare të klubit, tifozëve e të gjithëve për të parë kuqezinjtë në fazën kryesore të një kompeticioni evropian.

I kënaqur me këtë arritje, z. Lazim Destani u shpreh:

”Ky është një sukses fantastik për klubin tonë, por edhe për gjithë futbollin vendor, të cilin Shkëndija e përfaqëson me dinjitet dhe krenari në arenën ndërkombëtare. Kjo është “Shkëndija Evropiane” që ka ngrohur zemrat e tifozëve tanë të mrekullueshëm, ‘Ballistëve’ dhe dashamirëve të futbollit kudo.”

Ky vit dëshmoi se puna, përkushtimi, sakrifica dhe insistimi i vazhdueshëm për sukses japin rezultat. Nuk ka qenë rrugë e lehtë, por ka qenë jashtëzakonisht e bukur dhe e ëmbël për t’u shijuar.

Me këtë rast, përgëzimet shkojnë për lojtarët, stafin teknik, administratën dhe menaxhmentin e klubit për këtë arritje të madhe. Gjithashtu merita të veçanta edhe tifozëve tanë të mrekullueshëm, ky sukses është edhe i tyre.

Tani është koha për pushim të merituar, për të mbushur bateritë, që në vitin 2026 të rikthehemi edhe më të fortë, me energji të reja, për ta vazhduar rrugëtimin dhe për ta mbajtur Shkëndijën në piedestalet më të larta.

Urime Shkëndijë. Urime të gjithëve.