RajoniTop Lajme

Dogana e Kosovës arkëtoi 1.9 miliardë euro në vitin 2025

Shpërndaje

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2025 ka mbledhur 1 miliard e 968 milionë euro, tha drejtori i këtij institucioni, Agron Llugaliu.

Njoftimi nga DOGANA e Kosovës:
Vit historik për Doganën e Kosovës – Performancë rekorde në vitin 2025
Mbyllim një vit të suksesshëm me rezultate që fuqizojnë ekonominë dhe sigurinë e vendit tonë. 🇽🇰
Pikat kryesore të vitit 2025:
💰 1.968 Miliardë € të hyra – tejkalim i projeksioneve dhe rritje prej 8% krahasuar me vitin paraprak.
🏭 413 Milionë € lirime për prodhuesit vendorë dhe marrëveshjet e tregtisë së lirë – mbështetje direkte për zhvillimin ekonomik.
🛡️ Lufta kundër krimit: 18.6 milionë€ mallra kontrabandë të zbuluara dhe sekuestrime të rëndësishme në mbrojtje të shoqërisë. 🤖 Digjitalizimi: Fillimi i përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe sistemeve Track & Trace për transparencë maksimale.
🤝 Partnerët tanë: Gjermania mbetet partneri kryesor tregtar (>1 mld €), ndërsa eksportet drejt Shqipërisë shënojnë rekord (156 mln €).
Falënderojmë të gjithë zyrtarët doganorë për angazhimin dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e palodhshme!