Dogana e Maqedonisë gjeti bunker të fshehtë në një kamion, shtetasi i Serbisë kishte fshehur cigare brenda
Dogana e Maqedonisë gjeti një bunker të fshehtë në një kamion që po dilte nga shteti ynë, përcjell TV21. Sipas njoftimit, në kamionin që po drejtohej nga një shtetas serb, janë gjetur 5,200 steka me cigare.
“Në rastin e fundit, Sektori për kontroll dhe hetime ka zbuluar dhe ka parandaluar me sukses një tentativë për kontrabandë të 104 kutive me gjithsej 5.200 steka cigare. Kamioni, i cili ishte paraqitur si i zbrazët, në dalje të shtetit në pikën kufitare Novo Sellë, është përzgjedhur për kontroll të detajuar doganor. Kontrolli është kryer nga inspektorët e Departamentit për punë operative, të cilët posedojnë kapacitete të avancuara për zbulim. Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e përparme të gjysmërimorkios – frigorifer është zbuluar një bunker i konstruuar posaçërisht, me ndarje ku janë gjetur cigaret. Janë ndërmarrë veprime hetimore nga inspektorët e Departamentit për hetime dhe është ngritur kallëzim penal kundër shoferit, shtetas serb”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

