Dorëhiqet qeveria bullgare pas protestave masive
Kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas protestave të shumta në Sofje.
Mijëra persona kanë protestuar kundër planeve buxhetore të Qeverisë dhe korrupsionit, duke e detyruar ekzekutivin që të largohet. Më pas, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kabinetit qeverisës.
Zhelyazkov njoftoi vendimin përmes një deklarate të transmetuar nga televizionet vendase, disa minuta para se Parlamenti të votonte për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

