RajoniTop Lajme

Edi Rama: Buxheti 2026 sjell rritje të pagave, pensioneve dhe mbështetje për qytetarët

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar synimet kryesore të buxhetit për vitin 2026, duke theksuar se qytetarët do të përfitojnë rritje të pagave dhe pensioneve. Rama u shpreh se prioritet mbetet përmirësimi i standardit të jetesës dhe rritja e mbështetjes sociale për ata që kanë nevojë.

“Buxheti i vitit 2026 do të sjellë rritje të ndjeshme të të ardhurave për punonjësit e sektorit publik dhe privat, pensionistët dhe qytetarët në nevojë. Shqipëria po e shijon një nivel tjetër zhvillimi ekonomik, ku investimet publike dhe përforcimi i mbështetjes sociale janë të domosdoshme për një progres të qëndrueshëm,” tha Rama.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e besimit të qytetarëve dhe përgjegjësinë e qeverisë për t’i përmirësuar çdo vit kushtet jetësore për të gjithë shqiptarët.