Erdogan: Ekonomia e Turqisë shënoi 3,7% rritje vjetore në tremujorin e tretë, renditet e 4-ta midis vendeve të OECD-së
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se ekonomia e vendit u rrit me 3,7 për qind në bazë vjetore në tremujorin e tretë, duke ruajtur trendin e saj rritës dhe duke u renditur gjithashtu e katërta midis vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), raporton Anadolu.
“Ekonomia jonë në tremujorin e tretë të vitit 2025 ka vazhduar trendin e saj të rritjes, të cilin e ka ruajtur për 21 tremujorë”, tha Erdogan në parlament në Ankara.
Ai theksoi se viti i ardhshëm do të jetë një “vit i samiteve ndërkombëtare” për Turqinë, duke njoftuar se vendi do të presë COP31, samitin e NATO-s dhe samitin e 13-të të Organizatës së Shteteve Turkikke.
Erdogan kujtoi provën e 29 nëntorit të avionit KIZIELMA të Turqisë, duke theksuar se u bë avioni i parë luftarak pa pilot i aftë që të godasë një objektiv përtej rrezes vizuale nga ajri në ajër.
“Turqia ka fituar avantazh strategjik në mbrojtjen ajrore”, shtoi ai.

