MaqedoniTop Lajme

Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7-të, MASh hedh fajin tek autorët, termat me përkthim të vjetër

Shpërndaje

Fajin për gabimet në tekstin e gjeografisë për klasën e 7-të Ministria e Arsimit ia hedh autorëve, botuesit dhe komisionit kombëtar për libra mësimor.

Në reagimin e parë të këtij dikasteri thuhet se libri është pronë e botuesit dhe përmbajtja e tij nuk është drejtpërdrejt përgjegjësi e institucioneve shtetërore. Ministria e Arsimit shpjegon se: përdorimi i këtyre termave nuk është gabim, por përkthim i vjetër ose zgjedhje stilistike. Libri është pronë e botuesit, ndërsa Shërbimi Pedagogjik dhe recensentët kontrollojnë vetëm materialin e dorëzuar. Vendimin përfundimtar e merr Komisioni Kombëtar për Libra Mësimorë.

Nga MASH thonë se sipas ligjit për libra shkollorë, Shërbimi Pedagogjik shpall konkursin për libra mësimorë, por përmbajtja, përkthimi, zgjedhja e termave dhe toponimeve, redaktimi dhe dizajni janë përgjegjësi ekskluzive e botuesit. /alsat.mk