Fetai në Departamentin e Shtetit: Thellim i partneritetit strategjik me SHBA-të
Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ku ka diskutuar forcimin e institucioneve, qeverisjen e mirë dhe thellimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton albazone media.
Në takimin me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar, si dhe me Drejtorin Mark Tervakoski, u trajtuan sfidat, mundësitë dhe koordinimi i reformave që synojnë ndërtimin e një shteti funksional me integritet dhe llogaridhënie.
Fetai ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve, duke e cilësuar atë të pazëvendësueshme në rrugën e forcimit institucional dhe partneritetit afatgjatë.
Postimi nga Fetai:
Ishte kënaqësi të zhvilloj një takim shumë përmbajtjesor me Daniel J. Lawton, Zëvendës-Ndihmës Sekretar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
Me z. Lawton biseduam hapur dhe qartë për sfidat dhe mundësitë që kemi përpara në rrugën e forcimit të institucioneve tona dhe të qeverisjes së mirë.
Në kuadër të vizitës, zhvillova takim pune edhe me Drejtorin e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, z.Mark Tervakoski, ku diskutuam për koordinimin e reformave dhe bashkëpunimin e mëtejshëm institucional.
E vlerësoj thellësisht mbështetjen e SHBA-ve për vendin tonë. Ajo na jep forcë të vazhdojmë me vendosmëri reformat që garantojnë integritet dhe llogaridhënie.
Besoj fuqishëm se një shtet funksional ndërtohet mbi punë të ndershme, institucione të forta dhe partneritete të qëndrueshëm.
Në këtë rrugë, bashkëpunimi strategjik me SHBA-të mbetet i pazëvendësueshëm.

