Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1.000 euro në Prizren
Një kamionist është gjobitur me 1000 euro për ndotjen e rrugës në Prizren, njofton AlbaZone Media.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Prizren, 19 dhjetor 2025
Pas ankesave të qytetarëve, të cilët kanë informuar Policinë se në rrugën Besim Shala, Prizren, kamionët e angazhuar në punime ndërtimore kanë ndotur seriozisht asfaltin, është ndërhyrë nga patrulla policore e Stacionit Policor Prizren.
Bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 (një mijë) euro për ndotje të ambientit.
Policia rikujton qytetarët dhe punonjësit e kompanive ndërtimore se gjatë kryerjes së punimeve duhet të kenë kujdes për mos ndotjen e ambientit dhe, në rast se ndotja ndodh, të marrin masa për pastrimin e tij.

