Kjo është vetura e vjedhur në Zhelinë e Adrit dhe Ilirianës – Audi A6 me targa 05-601-GN
Pas njoftimit zyrtar të MPB-së për vjedhjen e një automjeti në fshatin Zhelinë të Tetovës, redaksia jonë publikon fotografi të veturës së vjedhur, me qëllim ndihmën për identifikim dhe gjetje sa më të shpejtë të saj.
Bëhet fjalë për një Audi A6 me targa të Kosovës 05-601-GN, e cila është marrë nga hapësira e parkimit pranë një objekti hotelierik përgjatë rrugës regjionale Shkup–Tetovë. Sipas denoncimit, vetura ka qenë me dyer të pabllokuara dhe me motor të ndezur, ndërsa brenda saj ndodheshin edhe dokumentet personale të pronarit dhe të bashkëshortes së tij.
Fotografitë e publikuara janë të veturës së vjedhur në Zhelinë.
MPB njofton se po ndërmerren masa intensive për gjetjen e automjetit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Policia jep detaje per vjedhjen e vetures se Adrit dhe Ilirianës në Zhelinë: Vetura ka qenë e ndezur dhe pa dyer të bllokuar
MPB njofton se më 26.12.2025 në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R.(31) nga Kosova ka denoncuar se rreth orës 01:40, nga hapësira e parkimit rreth rrugës regjionale Shkup-Tetovë të një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë të Tetovës, i është marrë automjeti i tij i pasagjerëve „Audi A6“ me marka kombëtare të Kosovës, i cili ishte me dyer të pa bllokuara dhe me motor të ndezur, e në të cilin ndodheshin dokumenti i tij i udhëtimit dhe ai i bashkëshortes së tij. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit.
I vjedhin Audin në Zhelinë të Tetovës – Adri dhe Iliriana kërkojnë ndihmën e qytetarëve
Adrit dhe Ilirianës u është vjedhur vetura në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Adri, i cili ka bërë një njoftim në profilin e tij në Instagram, përmes të cilit ka kërkuar ndihmë për ta gjetur, njofton Klankosova.tv.
“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, ka shkruar ai.
Këngëtari ka lënë edhe numrin e telefonit për ta kontaktuar nëse dikush ka njohur për vendndodhjen e automjetit të tipit Audi 6.

