Kryeministri Kurti takon mërgatën në Zürich
Lëvizja Vetëvendosje! njofton se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këtë të shtunë më 13 dhjetor 2025, do të qëndrojë në Zürich, ku do të zhvillojë një takim të hapur me mërgatën shqiptare, njofton albazone media.
Takimi do të mbahet në Halle 622 Zürich (Therese-Giehse-Strasse 10, CH-8050 Zürich), duke filluar nga ora 18:30, dhe paraqet një mundësi të rëndësishme për bashkëbisedim, shkëmbim mendimesh dhe forcim të lidhjeve mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.
Të gjithë bashkatdhetarët janë të ftuar të marrin pjesë.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti takon mërgatën në Zürich
Këtë të shtune, 13 dhjetor 2025, Kryeministri Albin Kurti do të jetë në Zürich në takim me mërgatën.
Takimi mbahet në Halle 622 Zürich / ThereseGiehse-Strasse 10 CH-8050 Zürich, prej orës 18:30.
Ju ftojmë të merrni pjesë!


