RajoniTop Lajme

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga kongresisti demokrat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Latimer.

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga kongresisti demokrat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Latimer.
Duke e falënderuar për takimin e fundit që kishin në New York, kongresisti Latimer në letrën e tij e ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për progresin substancial që shteti i Kosovës ka shënuar në politikat që synojnë qeverisjen demokratike, luftimin e korrupsionit, nxitjen e prosperitetit ekonomik dhe promovimin e sundimit të ligjit.
“Dëshiroj të ritheksoj mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës. Siç e përcakton shprehimisht Ligji për Autorizimin e Sigurisë Kombëtare, i miratuar së fundi, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë plotësisht pas përpjekjeve të Kosovës për t’iu bashkuar NATOs dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështesin përpjekje drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëllime që do të përmirësonin dukshëm edhe sigurinë, edhe sundimin e ligjit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkruan kongresist Latimer.
Ai i uroi kryeministrit të gjitha të mirat për paqe dhe begati gjatë këtij sezoni festiv, dhe u shpreh se mezi pret që shtetet tona të vazhdojnë punën e përbashkët në vitin e ri.
Përkthimi jozyrtar në shqip i letrës së kongresistit demokrat, George Latimer:
24 dhjetor 2025
I nderuar Albin Kurti
Kryeministër
Republika e Kosovës
I nderuar Kryeministër Kurti,
Ndërsa viti po shkon drejt përfundimit, dua t’ju falënderoj edhe një herë që morët kohë për t’u takuar me mua shtatorin e kaluar gjatë vizitës suaj në New York, si dhe t’ju uroj juve, dhe të gjithë popullit të Kosovës, për progresin substancial që shteti juaj ka shënuar në ndjekjen e politikave që synojnë qeverisjen demokratike, luftimin e korrupsionit, nxitjen e prosperitetit ekonomik dhe promovimin e sundimit të ligjit. Këto parime të lavdërueshme janë që 250 vjet udhërrëfyes për Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojnë të mbizotërojnë nëpërmjet përpjekjeve të njerëzve liridashës.
Dëshiroj të ritheksoj mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës. Siç e përcakton shprehimisht Ligji për Autorizimin e Sigurisë Kombëtare, i miratuar së fundi, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë plotësisht pas përpjekjeve të Kosovës për t’iu bashkuar NATOs dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështesin përpjekje drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qëllime që do të përmirësonin dukshëm edhe sigurinë, edhe sundimin e ligjit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ju uroj të gjitha të mirat për paqe dhe begati gjatë këtij sezoni festiv dhe mezi pres që shtetet tona të vazhdojnë punën e përbashkët në vitin e ri.
Sinqerisht,
George Latimer