Kurti: Paga minimale rritet në 425 euro nga muaji i ardhshëm, 500 euro nga 1 korriku
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar një tjetër vendim me rëndësi të veçantë për mirëqenien e punëtorëve, duke konfirmuar rritjen e pagës minimale si pjesë e angazhimit të Qeverisë për drejtësi sociale dhe mbështetje të punës së ndershme, njfofton albazone media.
Sipas tij, kjo rritje vjen si vazhdimësi e reformave të ndërmarra për përmirësimin e kushteve ekonomike, me përfitime të drejtpërdrejta për rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.
Postimi nga KURTI:
Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri.
Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje.
Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë.

