Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit gjatë mandatit të ardhshëm
Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërmarrë rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, një nga objektet historike dhe fetare të qytetit.
Ai tha se Xhamia është djegë me 2 maj 1999 dhe do të rindërtohet.
“Ju e dini që buzë të Ibrit është edhe Xhamia e Ibrit. Xhamia e Ibrit është e vitit 1777, edhe dy vjet i bën 250 vjet që është e ndërtume aty. Kjo Xhami është djegë me 2 maj 1999, prandaj në mandatin tonë të ardhshëm do ta rindërtojmë Xhaminë e Ibrit”, u shpreh ai.

