Lazim Destani merr pjesë në ceremoninë e 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës
Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, filantropi dhe afaristi i njohur Lazim Destani mori pjesë në ceremoninë solemne kushtuar këtij përvjetori të rëndësishëm për arsimin dhe jetën akademike shqiptare. Një moment i veçantë i kësaj ngjarjeje ishte akordimi i titullit Doctor Honoris Causa ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani, një vlerësim i merituar që përbën frymëzim të fuqishëm për studentët dhe rininë në rrugën e dijes, përparimit dhe vlerave akademike.
Pjesëmarrja në këtë ceremoni ishte gjithashtu një kënaqësi e veçantë për Lazim Destanin, pasi ofroi mundësinë e takimeve me miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete të shquara nga sfera akademike, politike, diplomatike dhe ekonomike, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj arsimit, dijes dhe zhvillimit shoqëror.
Postimi i plotë:
Me rastin e 31 vjetorit të Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani” sot pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë solemne për shënimin e këtij përvjetori. E veçanta e sivjetme e kësaj ngjarje ishte akordimi i titullit Doctor Honoris Causa ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani. Dekorimi shumë i merituar i z. Meidani me këtë titull është frymëzim për studentët e për rininë tonë në rrugën e dijes e të përparimit.
Pjesëmarrja këtu ishte kënaqësi edhe sepse këtu takova miq e personalitete të shumta nga sfera akademike, ajo politike e diplomatike, si dhe nga sfera e ekonomisë.

