LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Partitë kanë kohë deri në mesnatë për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.
Tash kanë dalë emrat e kandidatëve për deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
I pari në këtë listë është kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili është edhe i nominuari për kryeministër nga kjo parti.
Disa nga emrat më poshtë:
Lumir Abdixhiku
Kujtim Shala
Hykmete Bajrami
Doarsa Kica-Xhelili
Lufi Haziri
Avdullah Hoti
Anton Quni
Jehona Lushaku
Ferid Agani
Ukë Rugova
Postimi nga Abdixhiku:
Një, dy, tre.
Zgjedh shpresën!
Sot paraqesim listën tonë të shpresës. Listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin.
Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve.
Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën.
Le të ecim bashkë.
Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë.
#LDK123


