Rajoni

VV dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për ndalimin e votimit të diasporës në qendrat diplomatike

Shpërndaje

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së për ndalimin e votimit të bashkëatdhetarëve në qendrat e votimit të identifikuara përmes përfaqësive diplomatike.

Ligjit për Zgjedhjet qartazi parasheh mundësinë e hapësirave jashtë objekteve të përfaqësive diplomatike, të marra nën administrim të përfaqësive diplomatike, me qëllim të krijimit të mundësive reale për të votuar për të gjithë shtetasit.

Ligji për Zgjedhje jo që nuk e ndalon, përkundrazi krijon bazë të mjaftueshme për KQZ-në për të krijuar hapësira që garantojnë qasje për votuesit.

Edhe standartet ndërkombëtare të mishëruara në opinionet e Venecias dhe dokumentet tjera afirmojnë votimin fizikisht jashtë vendit në vendvotimet e hapura për këtë synim, sikurse edhe praktikat e vendeve të shumta me infrastrukturë ligjore të ngjashme konfirmojnë si legjitime e të zakonshme hapjen e vendvotimeve jashtë vendit.