RajoniTop Lajme

LVV kalon 50% të votave, kryeson bindshëm

Shpërndaje

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kaluar 50% të votave të numëruara deri më tani nga KQZ-ja, duke u renditur e para me një avantazh të dukshëm ndaj partive të tjera, njofton albazone media. Këto shifra konfirmojnë mbështetjen e lartë të qytetarëve për LVV, ndërsa pritet publikimi i rezultateve përfundimtare nga institucionet përgjegjëse.

Kur janë numëruar mbi 61 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka kaluar 50 përqindëshin e votave.

Aktualisht, ka 50.24 për qind apo 257.390 vota.

Partia Demokratike e Kosovës ka 20 për qind apo 102.460 votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka 14.16 për qind apo 72.566 vota.

Rezultatet publikohen online në web faqen zyrtare të KQZ-së.
Për të parë rezultatet klikoni KËTU.