LVV njofton se i është dëmtuar varri Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se i është dëmtuar varri aktivistit të tyre të vdekur, Astrit Dehari.
Përmes një njoftimi për media, LVV tha se policia ka reaguar shpejt, ndërsa shtoi se presin hetimet drejt zbardhjes së rastit.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari”.
“Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje Vetëvendosje jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, u tha në njoftimin e LVV-së.


