BotaTop Lajme

Mijëra tenda në Rripin e Gazës përmbyten si pasojë e reshjeve intensive

Shpërndaje

Në Rripin e Gazës, mijëra tenda që strehonin palestinezë të zhvendosur nga sulmet izraelite u përmbytën përsëri pas reshjeve intensive, raporton Anadolu.

Reshjet filluan të jenë efektivë herët në mëngjes. Mijëra tenda, streha e vetme për qindra mijëra familje, u dëmtuan rëndë, me nivele uji që tejkalon 40 centimetra në disa tenda.

Palestinezët, sendet e të cilëve u përmbytën dhe humbën mjetet e tyre të mbrojtjes nga të ftohtit, u bënë thirrje autoriteteve për ndihmë urgjente.

– “Nëse bota nuk vepron urgjentisht, në Gaza do të shohim katastrofë me sytë tanë”

Mahmoud Basal, zëdhënës i Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza, publikoi një mesazh video ku ai paralajmëroi për një “katastrofë humanitare që po afrohet”, për shkak të efekteve të presionit të ulët.

“Nëse bota nuk vepron urgjentisht, në Gaza do të dëshmojmë raste të mbytjeve dhe do të shohim katastrofë me sytë tanë”, deklaroi Basal.

Basal theksoi se Rripi i Gazës po përjeton vështirësi të mëdha dhe se ndihma e ofruar në rajon është goxha e pamjaftueshme në krahasim me madhësinë e nevojave.

Duke u shprehur se situata aktuale kërkon urgjentisht veprime nga komuniteti ndërkombëtar, Basal tha: “Është koha që ndërgjegjet të zgjohen; përmasa e vuajtjes dhe katastrofës që përjetoi populli i Gazës tani duhet të kuptohet”.

Qeveria e Gazës publikoi ​​dje një deklaratë duke kërkuar “veprime urgjente” nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të Stuhisë Byron, e cila pritet të ndikojë në rajon për 72 orët e ardhshme.