MaqedoniTop Lajme

Në Komunën e Çairit u nderua sot jeta dhe vepra e këngëtarit Shpat Kasapi

Shpërndaje

Në Komunën e Çairit u nderua sot jeta dhe vepra e këngëtarit Shpat Kasapi, gjatë mbledhjes komemorative të organizuar në kujtim të tij. Me respekt të veçantë u kujtua një artist i jashtëzakonshëm, një zë i dalluar dhe një figurë që la gjurmë të thella në muzikën shqiptare.

Të pranishmit vlerësuan kontributin e tij si të pazëvendësueshëm, duke theksuar se krijimtaria dhe prania e Shpat Kasapit do të mbeten të gjalla në kujtesën kolektive. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti familjarët, artistët dhe të ftuarit, duke shprehur nderimin institucional për jetën dhe veprën e artistit.

Komuna e Çairit përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kasapi dhe për të gjithë ata që e vlerësuan dhe e deshën Shpatin, i cili do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri.