Nevzat Bejta: Limani mbron krimet e Arben Taravarit dhe ikën nga përballja me fakte
Kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Valbon Limanit, duke e akuzuar atë se po mbron krimet dhe dështimet e mentorit të tij politik, Arben Taravarit, si dhe se po shmang çdo përballje televizive me fakte dhe argumente, njofton albazone media.
Reagimi i plotë:
Valbon Limani po mbron krimet e mësuesit të tij, Arben Taravarit, ky i fundit nuk e lejon as të përballet nëpër debate televizive me mua.
Mentori i Valbon Limanit, Arben Taravari, nuk e lejon përballjen e tij në debate televizive me mua, ashtu siç veproi edhe sonte në Televizionin Shenja.
Limani po vazhdon t’i mbulojë krimet e Taravarit, duke mos u përballur me fakte që po i publilkoj tashmë e disa ditë.
Komuna ka afër 30 milionë euro borxh, teksa Ndërmarrja Komunale ‘Komunalec” ka 15 milionë euro borxh, ndërsa Limani dhe Taravari heshtin!
Ata e dinë gjendjen katastrofale në të cilën ndodhet komuna, prandaj as nuk kanë guxim të flasin me fakte e as të kundërshtojnë!

