RajoniTop Lajme

Osmani pret në takim Radoniqin, diskutojnë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ku u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Gjatë takimit, Radoniqi informoi presidenten Osmani për ecurinë e përgatitjeve dhe përmbushjen e detyrave organizative nga ana e KQZ-së, duke përfshirë masat për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe gjithëpërfshirës.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), z. Kreshnik Radoniqi.

Gjatë takimit, Kryesuesi Radoniqi e njoftoi Presidenten Osmani mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e presidencës.