RajoniTop Lajme

Para bustit të babait të tij, Ukshin Hoti, Andin Hoti shpall kandidaturën për deputet nga LVV

Shpërndaje

Para bustit të babait të tij, simbol i mendimit të lirë, sakrificës dhe qëndresës kombëtare, Andin Hoti njofton kandidaturën e tij për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton albazone media.

Një moment i ngarkuar me emocion dhe përgjegjësi, ku trashëgimia morale shndërrohet në zotim publik për shërbim, drejtësi dhe mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës. Në këtë frymë, Andin Hoti hyn në garën zgjedhore si detyrë dhe si vazhdimësi e një rruge që nuk njeh kompromis me të vërtetën.

Postimi i Andin Hotit:

Me respekt ndaj secilit prej jush dhe mirënjohje të thellë ndaj Kryeministrit Kurti për vlerësimin, ju njoftoj se kam pranuar ftesën që t’i bashkohem listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit,
Si detyrë,
Si shërbim.
Kosova po kalon një periudhë të sfidave më të ndjeshme në historinë e konsolidimit ndërkombëtar.
Kërcënimet nga jashtë, përçarjet nga brenda dhe sfidat e të vërtetave të papërfunduara kërkojnë një gjë të vetme: unitet dhe përgjegjësi.
Gjatë 4 viteve në Krye të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur kam parë dhimbjen më të madhe dhe dinjitetin më të lartë tek qytetarët.
Ky është mësimi im për politikën:
nuk ka shtet pa drejtësi, dhe nuk ka drejtësi pa kurajë.
Kontributim im do të jetë përpjekje e pandalshme në sfidat aktuale: forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.
Kosova është e jona. E askujt tjetër!
Na priftë e mbara,
Vetëvendosje #116
Andin Hoti #11