RajoniTop Lajme

PDK publikon listën me kandidatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Shpërndaje

PDK prezanton listën e re prej 110 kandidatëve: Energji e re, përfaqësim i gjerë dhe numri 130 për fitore

Prishtinë, 7 dhjetor – Partia Demokratike e Kosovës ka finalizuar sot listën prej 110 kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit 2025, ku PDK do të paraqitet me numrin 130 në fletëvotim.

Kjo listë është rezultat i një procesi të thellë përzgjedhjeje, që reflekton fuqinë, përfaqësimin dhe vizionin e PDK-së për ta çuar Kosovën drejt një etape të re zhvillimi.

Mbi 50 kandidatë garojnë për herë të parë në zgjedhje, duke sjellë energji të re, profesionalizëm dhe qasje moderne në politikë.
Listës sonë i janë bashkuar 37 gra kandidate, duke e tejkaluar kuotën gjinore dhe duke dëshmuar angazhimin tonë për përfaqësim më gjithëpërfshirës.

Të gjitha komunat e Kosovës janë të përfaqësuara në listë, duke garantuar zë të barabartë për çdo qytetar, rajon dhe komunitet.
Kandidatët tanë vijnë nga profesione të ndryshme e të çmuara për vendin: profesorë, doktorë, ekonomistë, gazetarë, diplomatë, juristë, inxhinierë, ekspertë të sigurisë, sipërmarrës dhe profesionistë të fushave të tjera.

Me këtë listë të balancuar dhe të fuqishme, PDK hyn në garë me bindjen se Kosova meriton qeverisje të përgjegjshme, të aftë dhe të orientuar drejt rezultateve.

PDK është gati për fitore, dhe më 28 dhjetor, kërkon besimin e qytetarëve me numrin 130.