Po vazhdon votimi në Ambasada e Konsullata, KQZ del me detaje
Në 16 ambasada dhe 13 konsullata janë regjistruar për të votuar 19 mijë e 187 shtetas të Kosovës.
KQZ ka dhënë edhe detaje për të gjitha qendrat e votimit se kur do të mbyllen për shkak të dallimit të zonave kohore.
Njoftimi i plotë:
Pas një procesi përgatitor prej disa javësh, sot, në 29 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është duke u mundësuar votimit për shtetasit e vendit tonë.
Gjatë ditës së sotme, 19,187 shtetasit e Kosovës që u regjistruan paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga 16 ambasadat dhe 13 konsullatat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të votojnë.
Në orën 17:00, sipas kohës lokale në Kosovë, do të përfundojë votimi në konsullatën e Stambollit, ndërkaq, në orën 19:00 qendrat e votimit do të mbyllen në shtetet tjera, si: Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikë Çeke dhe Hungari.
Në orën 20:00 votimi do të përfundojë në ambasadën e Kosovës në Londër, ndërkaq në orën 01:00 të ditës tjetër, gjithnjë sipas kohës lokale në vendin tonë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në ShBA dhe Kanada.
CYRIHU, në orët e hershme të mëngjesit flakë.
Votojnë kosovarët pēr zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

