MaqedoniTop Lajme

Policia jep detaje se si është gjetur vetura Audi e Adrit dhe Ilirianës në Shkup

Shpërndaje

Më 26.12.2025, në ora 22:10, në rrugën “Kozle” në Shkup, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë gjetur veturën “Audi A6” me targa të Kosovës, për të cilën në ora 04:15 në SPB Tetovë, K.R. (31) nga Kosova kishte raportuar se rreth orës 01:40 i ishte marrë nga hapësira e parkimit para një objekti hotelierik në fshatin Zhelinë, rajoni i Tetovës. Automjeti, së bashku me të gjitha gjërat dhe dokumentet që ndodheshin në të, i është kthyer pronarit, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër kryerësve do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Gjendet vetura e Adrit, këngëtari reagon me një thumb

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo e 24 orëve të fundit për çiftin e njohur, Adri Rogaqi dhe Iliriana Sadriu.
Gjithçka nisi parmbrëmë në Zhelinë, kur vetura e tyre luksoze e tipit “Audi” u vodh. Por, pas një kalvari që zgjati plot 24 orë kërkimesh intensive, kjo histori ka marrë fundin e lumtur.

Adri ka konfirmuar gjithçka përmes një fotoje ku shfaqet i qeshur pranë makinës së tij të zezë, ndërsa ka shprehur mirënjohjen maksimale për njësitin policor që bëri të mundur zgjidhjen e ngjarjes.

“Më në fund pas shumë kërkimeve të njësitit intervenues (ALFA), gjindet vetura. Një falënderim për të gjithë ata që na ndihmuan dhe na përkrahën moralisht,” – ka shkruar ai.

Por mesa duket, këto 24 orë të vështira i kanë shërbyer Adrit për të kuptuar më shumë rreth rrethit të tij shoqëror. Përtej gëzimit për gjetjen e mjetit, ai ka lëshuar një “shigjetë” të fortë publike për ata që e braktisën në momentin e vështirë.

“U rrëzova dhe pashë kush ishte vërtet pranë… emri yt mungonte,” – shkruan këngëtari në Instagram.

Kujt ia dedikon vallë këtë mesazh zhgënjimi ish-banori i BBVK? A bëhet fjalë për miq të ngushtë apo kolegë që nuk u gjendën pranë kur Adri kishte më shumë nevojë? Kjo mbetet ende enigmë, por rëndësi ka që “Audi” është rikthyer në shtëpi.