BotaSportTop Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nderohet me çmimin e “Paqes” nga FIFA

Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka fituar një çmim të veçantë, në eventin e hedhjes së shortit të Kupës së Botës të vitit 2026.

Presidenti Trump e fitoi çmimin e Paqes nga FIFA, i cili iu dha nga presidenti i kësaj organizate, Gianni Infantino.

“FIFA e dhuron këtë çmim te Donald Trumo, në mirënjohje për veprimet e jashtëzakonshme të tij për të sjellur paqen rreth botës”, tha presidenti i FIFA-s.

“Është nder i madh të jem këtu me Infantinon. Ai ka vendosur rekorde të reja në shitjen e biletave. Futbolli është një gjë e jashtëzakonshme”, tha Trump.