RajoniTop Lajme

Presidentja Osmani ngushëllon familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit

Shpërndaje

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, vokalistit emblematik të grupit legjendar “Ilirët”, njërit prej zërave më përfaqësues të rock-skenës kosovare të viteve ’80.

“Xhamadani vija vija” mbetet një kujtim i fuqishëm dhe simbolik, që vazhdon të bashkojë emocione, histori dhe identitet, ashtu siç bëri zëri i Shemit ndër dekada.

Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin artistik.

Për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, dy vjet më parë, Shemin dhe grupin “Ilirët”, i vlerësuam me Medaljen Pesidenciale të Meritave.
Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë përmes muzikës që na la trashëgimi.

I përhershëm qoftë kujtimi për Shemsi Krasiqin- Shemin!