RajoniTop Lajme

Presidentja, Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës, takon kryetarin Faton Pecin

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qenë sot në Komunën e Mitrovicës, për të uruar për detyrën e tij si kryetar i Komunës, Faton Pecin.

Postimi nga OSMANI:
Vizita ime e katërt brenda një muaji në komunat e Kosovës, ishte në Mitrovicë. 💚🖤
Bashkë me Kryetarin Faton Peci, të cilin e urova për detyrën, kishim një ditë të mbushur me takime kuptimplota dhe energji pozitive.
Në Kopshtin “Gëzimi ynë”, pamë nga afër kushtet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve tanë, ndërkaq më pas takuam sportistët e klubeve Trepça, vajza dhe djem që me krenari e përfaqësojnë qytetin.
Vizitën e përmbyllëm te biznesi “Maestro Food”, një shembull frymëzues me shumicën gra të punësuara, dëshmi e fuqisë së punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik.

Postimi nga Faton Peci:

Sot, në të hënën e parë të punës sime si Kryetar i Komunës së Mitrovicës, pata kënaqësinë të pres Presidenten e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.
Takimin e nisëm me një kafe e perec të Mitrovicës, e më pas biseduam për projekte konkrete dhe adresimin e sfidave për shërbime dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët.
Si mitrovicas të lindur e të rritur në këtë qytet, ndamë vullnetin e përbashkët për punë e bashkëpunim institucional!