MaqedoniTop Lajme

Protesta e paralajmëruar për UÇK-në në Shkup, Mickoski: Jam i bindur se VLEN nuk do ta mbështesë

Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi sot protestën e paralajmëruar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit në mbështetje të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, teksa shtoi se beson se partnerët e tij shqiptarë në qeveri nuk do ta mbështesin këtë protestë.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit. Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, tha Mickoski.

Kujtojmë se Ahmeti dje paralajmëroi se protesta do të mbahet në Shkup, në sheshin Skenderbeu, më datë 13 dhjetor me fillim nga ora 13:00.