Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.
Kryeministri Rama e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.
“I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht i Shqipërisë”, u shpreh kryeministri Rama krahas fotove nga pritja zyrtare.
Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

