Rama njofton rikthimin e dëborës në veri: Qarkullimi normal, apel për kujdes në rrugë
Kryeministri Edi Rama, përmes rrjetit social, njofton rikthimin e reshjeve të dëborës në veri të vendit, të cilat deri tani nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Ai thotë se mjetet borëpastruese po vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës në segmentet Bogë–Theth dhe Hani i Hotit–Dogana Vermosh. Ndërkohë, Rama u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore e zinxhirë gjatë lëvizjes në zonat malore me dëborë.
Postimi nga RAMA:
Rikthehen reshjet e dëborës në veri të vendit pa shkaktuar probleme me qarkullimin, ndërkohë që mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës, në Bogë-Theth, Hani i Hotit-Dogana Vermosh.
Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

