Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, realizoi takim pune me kreun e komunës së Çairit, Izet Mexhiti
Shkup, 09.12.2025 – Delegacioni i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, i kryesuar nga rektori, Prof. Dr. Bekim Fetaji, u mirëprit në një takim zyrtar nga kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti.
Rektori Fetaji, i shoqëruar nga prorektori, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, sekretari i përgjithshëm, Dr. Raim Jashari, dhe Mr. Alajdin Memedi, shprehën urimet më të sinqerta për z. Mexhiti me rastin e marrjes së detyrës së tij të re.
Në takim u theksua roli i rëndësishëm i Komunës Çair si një qendër tërheqëse për një numër të madh nxënësish të shkollave të mesme, të cilët synojnë të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë.
Gjithashtu, rektori Fetaji dhe kryetari Mexhiti diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim zhvillimin e iniciativave që lehtësojnë integrimin e të rinjve në arsimin e lartë dhe përmirësimin e perspektivave të tyre në tregun e punës.

