SHBA thirrje Rusisë dhe Ukrainës: Ndiqni lidershipin e Trump
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë sërish sot situatën në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, në minutat e fundit, i ngarkuari me punë i SHBA-së lexoi një deklaratë në takim, duke përshkruar qëndrimin e SHBA-së.
Uashingtoni po angazhohej në “diplomacinë e palodhur ‘të transportit’ për të provuar të kapërcejë hendekun midis Moskës dhe Kievit”, tha ajo.
“Të dyja palët do të duhet të bëjnë zgjedhje të vështira për t’i dhënë fund luftës”, theksoi ajo.
“Shtetet e Bashkuara do të ndjekin udhëheqjen e Presidentit Trump drejt paqes dhe do të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare paqeje të negociuar.
I bëj thirrje Moskës dhe Kievit që të ndjekin gjithashtu udhëheqjen e Presidentit Trump dhe të ndalojnë humbjen e pakuptimtë të jetëve”, vijoi ajo më tej.

