Shtatë orë në ajër: Rruga e aeroplanit ushtarak gjerman që s’mundi të aterojë në Prishtinë
Një aeroplan ushtarak gjerman është nisur nga Berlini në Prishtinë qe pesë orë, por për shkak të mjegullës nuk po mund të aterojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, tregon se aeroplani i ushtrisë gjermane është nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit.
Aeroplani ushtarak gjerman s’ka mundur të aterojë në Prishtinë për shkak se ai nuk ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët, ka bërë të ditur Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).
“Fluturimet e tjera janë duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Ujkani.
Gjurmuesi i fluturimeve, “Flightradar24”, ka treguar se aeroplani i nisur nga Berlini në orën 8:40 të mëngjesit, ka aterruar në Shkup.

